SHBA GODIT IRANIN, TEHERANI KERCENON

SHBA GODIT IRANIN, TEHERANI KERCENON

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përshkallëzohen sërish. Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj ishullit iranian Larak, pranë Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që rikthen frikën për një përshkallëzim të ri ushtarak në një prej zonave më strategjike të Lindjes së Mesme. Sipas një zyrtari amerikan, forcat e Shteteve të Bashkuara goditën dy sisteme iraniane për lëshimin e raketave. Objektivat, sipas të njëjtit burim, po përdoreshin ose po përgatiteshin për përdorim në një operacion që mund të përfshinte lëshimin e raketave të pajisura me mina detare drejt Ngushticës së Hormuzit. Ky konsiderohet sulmi i parë amerikan ndaj një objektivi në territorin iranian pas më shumë se një muaji. Shpërthimi u dëgjua edhe nga banorë të zonës. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raportoi për një...