Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“SHBA e Izraeli, me ligj xhungle”, Irani: Kthehemi në bisedime nëse përjashtojnë sulme të mëtejshme
Shtetet e Bashkuara duhet të përjashtojnë çdo sulm të mëtejshëm ndaj Iranit, nëse duan të rinisin bisedimet diplomatike mes dy vendeve. Është zv/ministri i Jashtëm, në Teheran, Majid Takht-Ravanchi që e thotë diçka të tillë për britaniken BBC. Sipas tij, administrata Trump ka njoftuar Iranin përmes ndërmjetësuesve, se dëshiron t’i rikthehet negociatave këtë javë, por se nuk e kishte bërë të qartë pozicionin lidhur me atë që e quan pyetjen më të rëndësishme lidhur me sulme të mëtejshme. Zv/ministri i Jashtëm deklaroi se Irani do të këmbëngulte për të vijuar pasurimin e uraniumit deri në një nivel të caktuar, siç...