SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump pezullon tarifat drastike, prekeshin 20 miliardë dollarë importe kanadeze

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump pezullon tarifat drastike, prekeshin 20 miliardë dollarë importe kanadeze

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shtyjë me tre ditë vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, teksa SHBA dhe Kanadaja po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje tregtare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social “Truth”. “Kam pezulluar tarifat 50% ndaj Kanadasë, të cilat duhej të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë tre ditore, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në pritje të finalizimit të dokumenteve, kanë një marrëveshje”, shkroi Trump. Vendimi u njoftua më pak se dy orë përpara se tarifa e re të hynte në fuqi dhe të prekte rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze. Negociatat...