SHBA dhe Arabia Saudite, drejt marrëveshjeje paraprake për bashkëpunimin bërthamor

SHBA dhe Arabia Saudite, drejt marrëveshjeje paraprake për bashkëpunimin bërthamor

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të arrijnë një marrëveshje fillestare për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe teknologjisë bërthamore për qëllime civile, njoftoi sot sekretari amerikan i Energjisë, Chris Uright, gjatë një konference për shtyp në Riad. Më herët, të enjten, Uright vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, ku theksoi se SHBA i sheh Emiratet, Arabinë Saudite dhe Katarin si partnerë strategjikë për të përballuar kërkesën gjithnjë në rritje për energji, një kërkesë e nxitur nga zhvillimi i teknologjive të avancuara.
Burimi: Kohajone.com