SHBA dërgon dy bateri Patriot në Arabinë Saudite e Katar për të mbrojtur objektet e naftës dhe gazit –
Ushtria amerikane ka dërguar në javët e fundit dy bateri shtesë raketash Patriot për të mbrojtur objektet e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite dhe Katar, sipas burimeve të cituara nga Axios. SHBA-të donin t’i siguronin të dy aleatët e tyre se do t’i mbronin objektet e tyre kritike energjetike në rast se Donald Trump vendos të rifillojë operacionet ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit. Trump tha të enjten se po shqyrtonte rifillimin e një fushate bombardimi në javët e ardhshme. “Tani duhet të marr një vendim: ose Irani e nënshkruan marrëveshjen ose ajo nuk ekziston “, tha ai. Në fillim të gushtit, kur Trump po shqyrtonte nisjen e një sulmi masiv që do të përfshinte sulme kundër infrastrukturës energjetike të Iranit, udhëheqësit e...
Burimi:
javanews.al