Shabani mbetet Avokat i Popullit, Balla falenderon opozitën për kandidaturën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Shabanit, duke deklaruar se Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi kanë vepruar në përputhje me Kushtetutën. “Një falenderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi ka vepruar tërësisht konform Kushtetutës dhe sot verdiktin e dha Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim”, shkroi Balla. Reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 44 deputetëve të Partisë Demokratike, të...
Burimi:
ntv.al