Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shabani dhe daja mbeten pa gjë, kandidatja e Lapajt kërkon mandatin
Pavarësisht përpjekjeve të fuqishme të punëtorit të ndërtimit, Zeqir Kordhoni, për të marrë mandatin e Adriatik Lapajt, plani i dajës së Endri Shabanit, duket se ka dështuar. Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes dhe kërkon mandatin. Ajo ishte renditur e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës. Kujtojmë se telenovela me mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet, argëtoi pa masë shqiptarët, pasi ky koalicion ishte zotuar se do të kandidonin me lista të hapura, por daja i Endri...