Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York
Eksperti i ekonomisë Enea Janko është i mendimit se vota e 11 Majit tregoi se qytetarët kanë votuar për stabilitetin dhe jo për ndryshimin, kanë votuar për interesat e tyre afatshkurtra më shumë se sa për programin politik-ekonomik afatgjatë. Gjatë një interviste në E-ZONE në Vizion Plus, Janko analizoi se vota ideologjike është zbehur. “Votuesi është i orientuar drej interesave afashkurtra, më shumë se sa programeve të partive. Vota ndikohet më shumë nga premtimet e kandidatëve. Për shembull një premtim për leje legalizimi, për një punësim në administratë për veten apo familjarët, për një bonues më shumë tek pensioni. Askush nuk merret me premtimet madhore për rritje page apo pensionesh. Ndaj në këtë këndvështrim në këto zgjedhje domino votuesi ekonomik”, -tha Janko Sfidat që e...