Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se gjatë këtij sezoni turistik është rritur ndjeshëm numri i parcelave të dedikuara për plazhet publike në të gjithë vendin. Përmes një reagimi në Facebook, Gonxhja tha se këtë sezon numri i parcelave të stacioneve të plazhit publik është rritur me 67%, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10%. Sipas ministrit, zgjerimi i hapësirave publike synon t’u japë më shumë akses qytetarëve dhe turistëve, ndërsa njëkohësisht të krijojë alternativa me çmime më të përballueshme dhe të kufizojë hapësirën e zënë nga stacionet private. Një risi këtë sezon, sipas ministrit, është edhe ofrimi i çadrave dhe shezlongëve në plazhet e menaxhuara nga bashkitë, me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë. “Këtë sezon...
Burimi:
javanews.al