Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sezoni Veror, 227 mjekë e infermierë për 36 Qendrat Shëndetësore bregdetare! Rama: Gatishmëri 24 orë
👁5770
Afrimi i sezonit veror turistik ka sjellë edhe masat nga Ministria e Shëndetësisë për të mbrojtur shëndetin e pushuesve. Të paktën 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë në këtë sezon të 2025-ës, në 36 qendra shëndetësore bregdetare. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale, në rrjetin social Facebook, ditën e sotme (26 maj). Ai thekson angazhimin e qeverisë për “një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm”, teksa qendrat do të jenë në gatishmëri 24 orëshe, për “t’ju garantuar kujdes shëndetësor mijëra pushuesve vendas dhe të...