Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Kardinali Re: Shpresojmë që Papa të zgjidhet pasdite
👁7837
Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine. 133 kardinalët kanë mbajtur pak më parë votimin e dytë, në të cilin nuk kanë arritur shumicën e nevojshme prej 89 votash për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalët do të vijojnë edhe me dy raunde të tjera votimi pasditen e sotme, në orën 17:30 dhe orën 19:00. Pak më herët Kardinali Dekan Giovanni Battista Re deklaroi se shpreson që mbrëmjen e sotme (8 maj) nga oxhaku të dalë tymi i bardhë, duke shënuar kështu arritjen e kuorumit të nevojshëm dhe përzgjedhjen e emrit që do të shërbejë si udhërrëfyes i katolikëve...