Sërish sulm ndaj përfaqësisë së Vatikanit në Tiranë, digjet kabina e rojës – incidenti i dytë brenda pak ditësh
Përfaqësia diplomatike e Selisë së Shenjtë në Tiranë është përfshirë sërish në një incident gjatë protestave të së shtunës. Kabina e rojës pranë Nunciaturës Apostolike, në hyrje të Rrugës së Durrësit, është përfshirë nga flakët, vetëm katër ditë pas akteve të vandalizmit të regjistruara në të njëjtin objekt. Ngjarja është raportuar pasditen e 17 tetorit nga Report TV, që ka publikuar pamje të zjarrit gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në kryeqytet. Sipas këtij raportimi, persona të përfshirë në protestë i kanë vënë flakën kabinës së rojës. Megjithatë, identiteti i autorëve dhe rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Ngjarja merr një rëndësi të veçantë për faktin se nuk është hera e parë që Nunciatura Apostolike preket nga incidentet...
Burimi:
ntv.al