No Image Available

Sërish përplasje te Ministria, policia përdor gaz lotsjellës

Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit janë regjistruar sërish tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata është përshkallëzuar sërish mes tubuesve dhe forcave të rendit. Për momentin, nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo të shoqëruar gjatë përplasjes së fundit.