Sërish lëkundje sizmike në Turqi, epiqendra në veriperëndim të vendit

Sërish lëkundje sizmike në Turqi, epiqendra në veriperëndim të vendit

Sërish lëkundje sizmike në Turqi. Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës rihter ka goditur veriperëndimin e vendit. Të dhënat për lëkundjen sizmike u bënë publike nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Sipas (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Kutahya, ndërkohë thellësia fokale vlerësohet në 12 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.
Burimi: Opinion.al