Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në kryeqytet, këtë herë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, 12 km nga Tirana. Kujtojmë se në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.  
Burimi: Opinion.al