Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sërish fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, merr zjarr edhe fadroma
Sërish fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Po ashtu edhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët. Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor (tre herë brenda atij muaji), situatë që shqetësoi edhe qeverinë në nisje të sezonit turistik, teksa zjarri u dyshua se ishte i...