Sërish defekt teknik në faqen e KQZ-së, ndërpritet publikimi i rezultateve

Sërish defekt teknik në faqen e KQZ-së, ndërpritet publikimi i rezultateve

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka pësuar sërish një defekt teknik, duke shkaktuar ndërprerjen e shfaqjes së rezultateve zgjedhore në kohë reale. Probleme të tilla janë raportuar edhe herë gjatë ditës, duke krijuar pakënaqësi te qytetarët dhe palët politike që ndjekin nga afër procesin. Aktualisht, nuk ka një njoftim zyrtar nga KQZ mbi natyrën e problemit apo kohën e rikthimit në funksion të platformës digjitale.  Ky është rasti i dytë brenda pak orësh që sistemi pëson ndërprerje, çka ka ngritur shqetësime për transparencën dhe menaxhimin teknik të procesit të numërimit.
Burimi: Syri.net