Sërish debate në Kuvend/ Berisha: Pranoni Avokatin e Popullit, ta votojmë! Balla: Doni marrëveshje si 17 maji?

Sërish debate në Kuvend/ Berisha: Pranoni Avokatin e Popullit, ta votojmë! Balla: Doni marrëveshje si 17 maji?

Sali Berisha dhe Taulant Balla TIRANË- Ka nisur edhe sot me debate nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në nisje të seancës, ka pasur replika mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali lidhur me rendin e ditës. Bardhi kërkoi nga Spiropali që të fusë në rend, çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Bardhi ka kërkuar që të kryhen dëgjesat me institucionet e pavarura dhe Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut. Më pas, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi problemin e Avokatit të Popullit si një problem që shtyhet për pothuajsi një vit nga maxhoranca.  Berisha shtoi se Partia Socialiste heziton të zgjedhë në krye të këtij institucioni një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, teksa...