Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të mbyllen përkohësisht

Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të mbyllen përkohësisht

Ditën e nesërme, në qytetin e Belshit do të zhvillohet “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”, një aktivitet çiklistik me rëndësi kombëtare. Për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të përkohshme kufizuese të qarkullimit të automjeteve. Sipas Policisë së Elbasanit, bllokimi i përkohshëm do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në disa akse kryesore të zonës. Kufizimet do të aplikohen në këto itinerare: Kategoria Junior (97.6 km): Belsh – Grekan – Dragot Dumre – Kodra e Lulit Kategoria U23/Elite (146.4 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit...
Burimi: Sot.com.al