Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

Interi vazhdon marshimin në krye të Serie A, duke mposhtur me përmbysje 3-1 Bolonjën në javën e shtatë të kampionatit. Zikaltërit e Chivut e nisën keq takimin, duke pësuar gol në minutën e 18-të nga Pobega, por Thuram riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit, Carlos Augusto përmbysi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa Bonny vulosi suksesin me golin e tretë. Interi ngjitet kështu në kuotën e 19 pikëve, duke ruajtur kreun e renditjes. Ndërkohë, Roma është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 2-0 në Olimpico Xhenoan e drejtuar nga ish-trajneri verdhekuq, Daniele De Rossi. Pas një pjese të parë pa gola, Castro zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të me një realizim spektakolar, ndërsa talenti Lulli dyfishoi avantazhin, duke shënuar golin e tij...