Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Serbia të njohë Kosovën!’/ Dy kongresmene amerikane i shkruajnë letër Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen!
Kongresistet amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Tenney ka publikuar letrën në rrjetet sociale në të cilën i bëhet thirrje Trump që të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve. Kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Në postim, Tenney shton se inkurajojnë Trump që të shfrytëzojë influencën për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të...