Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbia refuzon hapjen e vendkalimit Miratoc–Llojan, Presheva: Arsyeja është politike, jo teknike
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka refuzuar kërkesën e autoriteteve komunale në Preshevë për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan me Maqedoninë e Veriut, të paraqitur më 19 maj. Sipas kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, në përgjigjen zyrtare që kanë marrë, autoritetet serbe kanë arsyetuar se rruga që çon drejt kufirit kalon përmes fshatit Miratoc dhe se mungojnë kushtet infrastrukturore për vendosjen e kontrollit kufitar. Por, sipas Sinanit, ky arsyetim është i pabazë dhe i papranueshëm. “Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret...