SERBIA, PLATFORMA E MOSKËS DHE PEKINIT/ Edward Joseph: Beogradi sfidon orientimin perëndimor të Ballkanit
Serbia po kthehet në pikën më të rëndësishme të betejës për ndikimin gjeopolitik në Ballkan. Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins, thotë se Beogradi mbetet platforma kryesore për atë që ai e cilëson si ndikim dashakeq rus dhe kinez në rajon. Joseph ka paralajmëruar se Rusia po shfrytëzon marrëdhëniet e saj me Serbinë për të zgjeruar ndikimin në një hapësirë ku jo të gjitha vendet janë të integruara në NATO. “Është Serbia që është më sinjifikative si platformë për influencën dashakeqe ruse dhe kineze në rajon”, deklaroi Joseph. Sipas tij, nëse objektivi është testimi i kufijve të NATO-s, vëmendja duhet të përqendrohet te tre vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e aleancës: Serbia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Por Joseph e sheh Serbinë si...
Burimi:
ntv.al