Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
👁14195
Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre gjen edhe fraza të ekzagjeruara, ku thuhet se huliganët shqiptarë goditën lojtarët serbë në kokë disa herë, pasuar me ndërprerjen e ndeshjes. Gjithë atmosferën në Tiranë nuk hezitojnë ta quajnë “terror”, “skandaloze” apo “ferr”. Në artikujt e tyre për këtë sfidë shumë të diskutuar, veçojnë momentin e penalltisë si më të rëndësishmin në favorin e tyre. Portierin serb, Đorđe Petrović, e quajnë heroin e kësaj përballjeje. “Terror në Tiranë! SHQIPTARËT NUK NDALEN ME SKANDALET! Huliganët shënjestrojnë përsëri futbollistët tanë. Gjyqtari...