Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve
Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin e Serbisë. Preniqi u ndalua në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme reagoi duke e cilësuar rastin si arrestim arbitrar dhe të paprovokuar. Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: “Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe,...