“Sense and Sensibility”: Historia e hershme e romanit të Jane Austen
Jane Austen nuk la pas kujtime të shkruara për jetën e saj. Kur shkrimtarja angleze vdiq në vitin 1817, në moshën 41-vjeçare, dy nga gjashtë romanet e saj kryesore ende nuk ishin botuar. Vetëm disa dekada më vonë, në vitin 1870, nipi i saj, James Edward Austen-Leigh, botoi librin “A Memoir of Jane Austen”, një rrëfim mbi jetën dhe veprën e autores. Biografia e Austen-Leigh është përshkruar më vonë nga studiuesit e letërsisë si një portret i idealizuar dhe i “pastruar” i shkrimtares, i mbështetur kryesisht në kujtimet admiruese të familjes dhe i ndikuar nga normat shoqërore të Anglisë viktoriane. Megjithatë, libri mbetet një prej dëshmive më të afërta në kohë me jetën e Austen dhe ofron të dhëna interesante për mënyrën se si u...
Burimi:
kultplus.com