Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Uau, muzikë për veshët e mi

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Uau, muzikë për veshët e mi

Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump të martën, pas një përpjekjeje të gjatë disa ditore për të siguruar mbështetjen e kundërshtarëve kryesorë. Menjëherë ka ardhur reagimi i Trump i cili shprehet “Uau, muzikë për veshët e mi”. Projektligji u miratua me një diferencë të ngushtë pasi nënkryetari JD Vance bëri votën e tij përcaktuese të barazimit. “Ai po bën një punë të mirë,” tha Trump në një prononcim për gazetarët. Projektligji tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve ku pritet të votohet nesër. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv