Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare: Edicioni i 43-të
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbajë edicionin e 43-të nga data 18 deri më 29 gusht 2025 në Prishtinë, nën organizimin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Kjo ngjarje shkencore është një ndër ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e albanologjisë, që nga themelimi e deri sot, duke bashkuar studiues, gjuhëtarë, letrarë, pedagogë dhe studentë nga mbarë bota, të cilët ndajnë interesin e përbashkët për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Seminaristët pritet të arrijnë më 17 gusht, ndërsa hapja solemne do të bëhet më 18 gusht 2025, në orën 11:00. Temat bosht të këtij edicioni përqendrohen në zhvillimet aktuale lidhur me leksikun...