Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça dhe llogaria e bashkëshortes
8 vite pasi u lirua nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaçës i sekuestrohen gjashtë pasuri të paluajtshme dhe një llogari bankare me vlerë 90 mijë euro e bashkëshortes së tij. Vendimi u mor më 24 korrik 2025 nga Gjykata e Shkallës së Parë, që pranoi kërkesën e organit të akuzës për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga çifti Çaça. Sipas Prokurorisë, hetimi ndaj Edmond Çaçës nisi në vitin 2019, pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), i cili konstatoi se diplomati...