Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar: Apartamente, llogari bankare e mijëra metra pyje
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme dhe luajtshme në pronësi të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça. Hetimet ndaj Çaçës kanë nisur që në vitin 2019, pas kallëzimit të ILDKPI-së për fshehje apo deklarim të rremë të pasurive, si dhe dyshime për pastrim parash. Sipas analizës financiare, një sërë pasurish, truall, apartamente, sipërfaqe pyjesh dhe një llogari bankare me mbi 90 mijë euro, rezultojnë të pajustifikuara me burime të ligjshme. Në vendimin e dhënë më 24 korrik 2025, Gjykata ka...