Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sekuestrimi i pallatit në Vlorë, kush është ish-drejtori i Bashkisë që ndërtoi pa leje!
VLORË- Kryeministri Edi Rama lajmëroi dje vendosjen në sekuestro të një pallati që ishte në proces ndërtimi pa leje në Vlorë. Pallati po ndërtohej nga Erjon Amataj, ish drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës, kur kryetar bashkie ishte Dritan Leli. Amataj është lakuar për dallavere me lejet e ndërtimit në Vlorë, madje është marrë edhe i pandehur nga Prokuroria e Vlorës për leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.