Sekretet shtetërore iu dhanë krimit të organizuar, PS refuzon debatin për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren

Sekretet shtetërore iu dhanë krimit të organizuar, PS refuzon debatin për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren

Partia Socialiste refuzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në seancë parlamentare dhe vendosjen si kryesore "Kontrollin dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror” Me forcën e kartonit, 72 vota pro, socialistët u përpoqën të relativizonin situatën skandaloze të arrestimit nga SPAK të shefes së Shërbimit Informativ Vlora Hyseni e cila akuzohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore tek Ergys Agasi, duke kërkuar që të vijonin seancën parlamentare sipas rendit të ditës me dy interpelancat e dy ministrave. Berisha e quajti seancën e sotme më të turpshmen në histori. "Nuk mund të ketë çështje tjëtër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! Kërkoni ta mbuloni me histori rozë ose duke ia faturuar Vali Bizhës, Edi Rama...