Sekretari i ushtrisë amerikane jep dorëheqjen pas muajsh tensionesh
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen e tij pas rreth 18 muajsh në këtë detyrë. Largimi i tij u konfirmua nga CBS, partneri mediatik amerikan i BBC-së, i cili raportoi se kjo erdhi pas muajsh konflikti midis tij dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth. Sekretari më i ri i ushtrisë është quajtur shpesh si "djali i droneve" i Presidentit Donald Trump. S*lm me dronë në Rusi, zjarr në portin e rëndësishëm të Ust-Lugës Driscoll, 41 vjeç, ka qenë "shumë efektiv" në avancimin e axhendës së Trump "për ta bërë Amerikën përsëri të fortë" dhe ka ofruar "udhëheqje të jashtëzakonshme" gjatë operacioneve ushtarake, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dhënë për CBS. Driscoll është i fundit në një varg udhëheqësish ushtarakë...
Burimi:
syri.net