Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, ka paralajmëruar nisjen e një hetimi pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, me fokus identifikimin e rasteve të mundshme të mashtrimit zgjedhor dhe votimit nga persona që nuk kanë shtetësi amerikane. Megjithatë, ai theksoi se hetimi nuk duhet të pengojë certifikimin e rezultateve zgjedhore. Në një intervistë për Fox News, Mullin deklaroi se Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të mbledhë dhe shqyrtojë regjistrat e votimit për të verifikuar nëse persona pa të drejtë ligjore kanë marrë pjesë në zgjedhje. “Do të mbledhim regjistrat e votimit dhe do t’i shqyrtojmë ato për t’u siguruar që të mos ketë votuar asnjë i paligjshëm”, u shpreh ai. Deklaratat vijnë një ditë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi kërkesën urgjente të...