Scrimshaw, arti i gdhendur mbi dhëmbët e balenave në prag të zhdukjes
20 September, 2026 - 19:30 Scrimshaw, arti i gdhendjes mbi dhëmbët e balenave, është një nga format më të veçanta të artit popullor amerikan, por sot kjo traditë po përballet me një të ardhme të pasigurt. E zhvilluar nga marinarët dhe balenagjuetarët në shekullin XIX, kjo teknikë përdorte dhëmbët e balenave si sipërfaqe ku gdhendeshin portrete, peizazhe, anije dhe skena nga jeta në det. Punimet shërbenin edhe si kujtime të udhëtimeve të gjata dhe të jetës në bordin e anijeve. Qytete si New Bedford dhe Nantucket, të lidhura ngushtë me historinë e balenagjuetisë amerikane, ruajnë sot koleksione të rëndësishme të këtij arti. Shumë prej objekteve janë bërë pjesë e muzeve dhe koleksioneve historike, duke dokumentuar një periudhë të rëndësishme të kulturës detare. Por ndryshimet ligjore...
Burimi:
kultplus.com