Scarlett Johansson, aktorja që u bë një nga emrat më të njohur të Hollywoodit
22 November, 2026 - 21:12 Scarlett Ingrid Johansson është aktore dhe këngëtare amerikane, e lindur më 22 nëntor 1984 në New York. Ajo e nisi karrierën artistike që në fëmijëri, duke u shfaqur fillimisht në skenën teatrale, ndërsa debutimin në film e bëri në vitin 1994, me komedinë fantastike “North”. Johansson fitoi vëmendjen e publikut me rolet në filmat “Manny & Lo”, “The Horse Whisperer” dhe “Ghost World”. Një hap të rëndësishëm në karrierën e saj shënuan paraqitjet në filmat “Lost in Translation” dhe “Girl with a Pearl Earring”, në vitin 2003. Për interpretimin në “Lost in Translation”, ajo fitoi çmimin BAFTA për aktoren më të mirë në rol kryesor. Gjatë karrierës së saj, ajo është bërë pjesë e shumë produksioneve të njohura, përfshirë “Match...
Burimi:
kultplus.com