Next Generation rikthehet në Tropojë në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri – Kosovë

Next Generation rikthehet në Tropojë në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri – Kosovë

22 November, 2026 - 22:15 Next Generation është rikthyer në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri – Kosovë, duke e kthyer Tropojën në një pikëtakim për të rinjtë, artistët dhe krijuesit nga të dyja vendet. Nga 21 nëntori, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë ide, përvoja dhe projekte të reja në fusha të ndryshme të kulturës. Programi përfshin forume dhe diskutime për kinematografinë, artet bashkëkohore, trashëgiminë kulturore, Food Design dhe muzikën, si dhe performanca artistike, instalacione dhe ekspozita. Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i hapësirave për shkëmbim dhe bashkëpunim mes gjeneratës së re të krijuesve nga Kosova dhe Shqipëria./KultPlus.com