Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sardenja, makina e gruas së drejtorit të Lufthansa-s përplas për vdekje 24-vjeçaren
Familja e 24-vjeçares Gaia Costa, gruas së re që u plagos për vdekje kur u përplas nga makina e drejtuar nga gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa në zonën e Porto Cervo të Sardenjës, është “e tronditur”. Sipas mediave lokale, mjekët dhe ekipet e shpëtimit luftuan për 20 minuta për ta mbajtur gjallë 24-vjeçaren pasi pësoi lëndime të rënda kur u përplas nga BMW X5 e drejtuar nga Viviane Spohr. Babai i 24-vjeçares është një anëtar i njohur i Confederazione Italiana Sindacati Lavoratori, një nga federatat më të mëdha sindikale në Itali. Avokati i familjes tha se “klientët e mi...