Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Sarandë, transportohet në Tiranë 42-vjeçari i djegur nga zjarri në Kopaçez
Është dërguar mbrëmjen e djeshme me ambulancë drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë edhe personi i dytë që pësoi djegie nga zjarri i rënë në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Apostol Zhupa, banor i zonës, i cili ishte pjesë e grupit të fshatarëve që po përpiqeshin të shuanin flakët. Ai ka pësuar djegie në pjesën e gjoksit dhe shpatullave. Fillimisht, Zhupa mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tij u vendos transportimi i menjëhershëm drejt Tiranës mbrëmjen e së premtes.