Sarandë: Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, hiqet kioska e parë

Sarandë: Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, hiqet kioska e parë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur edhe në Sarandë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ndërhyrjen me prishjen e një kioske të ndërtuar pa leje në një nga shkallaret e qytetit bregdetar. Operacioni është zhvilluar pa asnjë incident apo reagim nga pronari i subjektit. Autoritetet lokale kanë njoftuar se aksioni do të vijojë në ditët në vijim, por nuk kanë dhënë ende detaje mbi numrin e ndërtimeve që parashikohet të prishen. Zyrtarët thonë se kjo fushatë synon të rikthejë hapësirat publike në dispozicion të qytetarëve dhe të garantojë respektimin e ligjit...
Burimi: Sarandanews.com