Saranda nën terror/ Drejtori i policisë në Rinas, si figurant në videon e ministrit të ri

Saranda nën terror/ Drejtori i policisë në Rinas, si figurant në videon e ministrit të ri

Vrasja e Artan Myrtajt paraditen e kësaj të diele në qendër të Sarandës është pjesë e një konflikti të njohur në Sarandë që ka nisur për një pronë në bregdet, por që u shndërrua në një përplasje që ka mbajtur nën terror qytetin prej 14 muajsh. Që prej korrikut 2025, situata ka degraduar nga një plagosje me armë, tek shpërthimet me tritol, një vrasje me eksploziv, djegie prone dhe, këtë 20 shtator tek ekzekutimi në mes të qytetit i Artan Myrtajt. Saga e hakmarrjes tregon se në shënjestër është i njëjti grup shokësh, ndërsa disa prej krimeve më të rënda mbetën pa autorë, por kjo nuk e ka penguar drejtorin e policisë, Skënder Hita që të dalë po sot duke pozuar si figurant, përkrah ministrit...