Saranda Bogujevci në bisedë për Nënë Terezën, familjen Antoni dhe librin e Skender Asanit
5 September, 2026 - 11:20 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Gjon Antonin, nipin e kompozitorit të njohur Lorenc Antoni dhe pjesëtar të trungut familjar të Nënë Terezës, si dhe studiuesin Skender Asani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, si dhe për lidhjen e familjes Antoni me të. Në qendër të bisedës ka qenë edhe libri i ri i studiuesit Skender Asani, “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut – drejt Nënë Terezës universale”, i cili promovohet sot në Bibliotekën Kombëtare. Takimi ka sjellë në vëmendje rëndësinë e kujtesës familjare dhe kulturore rreth figurës së Nënë Terezës, si dhe përpjekjet përmes studimeve dhe botimeve të...
Burimi:
kultplus.com