Sanchez: Zgjedhjet do të tregojnë se Madridi nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të shtunën se zgjedhjet e përgjithshme të 29 nëntorit do të tregojnë se Spanja qeveriset nga brenda vendit, dhe jo nga Uashingtoni, Tel Avivi, Buenos Airesi apo Moska, ndërsa u zotua t'i rezistojë ndikimit të së djathtës ekstreme ndërkombëtare. Duke folur në një aktivitet fushate në Tarragona, Sanchez mbrojti qëndrimet e politikës së jashtme të qeverisë së tij dhe kundërshtimin ndaj rritjes së shpenzimeve ushtarake. "Më 29 nëntor, ne do t'u tregojmë atyre me votat tona se Spanja qeveriset nga Spanja, jo nga Uashingtoni, jo nga Tel Avivi, jo nga Buenos Aires, jo nga Moska, por nga Spanja", tha ai. "Ne nuk do të lejojmë që vendi ynë të bëhet shtylla e përparme ose oborri i së djathtës ekstreme ndërkombëtare",...
Burimi:
syri.net