Sanchez mohon akuzat: Nuk kishim asnjë paralajmërim për krizën e emigrantëve në Ceuta

Sanchez mohon akuzat: Nuk kishim asnjë paralajmërim për krizën e emigrantëve në Ceuta

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka mohuar se qeveria ishte paralajmëruar për fluksin masiv të emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, ndërsa përballet me presion të madh politik për mënyrën sesi menaxhoi krizën. Duke folur në parlament, Sánchez i cilësoi si “absurde” pretendimet se qeveria e dinte se çfarë po përgatitej dhe nuk ndërmori masa. Deklaratat e tij erdhën disa orë pasi dhjetëra mijëra persona morën pjesë në protesta në qytete të ndryshme të Spanjës, të mbështetura edhe nga partitë opozitare. Sánchez tha gjithashtu se nuk kishte prova se Maroku qëndronte pas zbarkimit masiv të emigrantëve dhe theksoi se mes Madridit dhe Rabatit kishte pasur koordinim të ngushtë. Megjithatë, një raport i policisë spanjolle përmend “permissivitet total” nga forcat e sigurisë marokene gjatë krizës, ndonëse zyrtarët...