Samiti në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës, përmendej Rusia dhe Lindja e Mesme

Samiti në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës, përmendej Rusia dhe Lindja e Mesme

Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë votuar kundër deklaratës së përbashkët të Samitit të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë ditën e sotme (16 Qershor 2025). Në këtë deklaratë përmendej Rusia në lidhje me sulmin e saj ndaj Ukrainës, si dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme, ku Izraeli dhe Irani janë në luftë mes tyre. Kjo deklaratë e përbashkët nuk u votua nga Serbia dhe Bosnja, ndërsa 11 shtete të tjera pjesëmarrëse në këtë samit, e miratuan.
Burimi: Javanews.al