Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Samiti i NATO-s në 2027 do të organizohet në Shqipëri, reagon Rama dhe publikon fotot
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027.Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës. Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027