Samiti i IDU, Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Samiti i IDU, Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik. “Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU). Në foto me Kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever, me të cilin shkëmbyem një bisedë të shkurtër për situatën në Shqipëri”, shkruan Berisha në FB. Kujtojmë që dy ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha ishte në Bruksel, pjesëmarrës në Samitin e IDU-së. Sipas tij, IDU u informua se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri ishin një farsë elektorale.
Burimi: Kohajone.com