Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor sot më 25 nëntor, që po zhvillohet në Bruksel nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi samitin si një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian. Kreu i qeverisë foli për ecurinë e vendit drejt hapjes së kapitujve të negociatave, duke theksuar se pret miratimin paraprak të Komisionit Europian për detyrat që Shqipëria duhet të përmbushë. Duke folur për procesin e integrimit, Rama tha se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur për hapjen e kapitujve, por ende pret dritën jeshile nga Komisioni Europian për detyrat që duhet të përmbushë. “Ne jemi duke ecur në drejtimin e duhur për hapjen e kapitujve....