Salla: Garancia Sovrane në bujqësi, mbështetje për zgjerimin e aktivitetit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Bradashesh të Elbasanit sipërmarrjen familjare “Çela Herbal”, e cila prej më shumë se 30 vitesh merret me grumbullimin dhe tregtimin e bimëve medicinale, duke bashkëpunuar me rreth 400 fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe duke eksportuar rreth 400 tonë produkte në vit, kryesisht drejt tregjeve europiane. Gjatë vizitës, Salla u njoh nga afër me aktivitetin e sipërmarrjes së drejtuar nga Aleksandër Çela, e cila grumbullon mbi 100 lloje bimësh medicinale dhe aromatike, me destinacione eksporti si Gjermania, Polonia, Italia, Franca dhe Greqia. Në fokus të bashkëbisedimit ishte mbështetja financiare për zgjerimin e aktivitetit, investimet në makineri dhe teknologji të reja, si dhe përfitimet e fermerëve nga skema e kompensimit 10% të faturave të shitjes. “Garancia...
Burimi:
kohajone.com