Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Salianji u burgos jashtë çdo ligji”, Berisha: Aksioni në Theth për të larguar vëmendjen nga Elbasani
Pak minuta pasi ish-deputeti Ervin Salianji u lirua nga burgu, lideri i opozitës, Sali Berisha, shfrytëzoi një konferencë me gazetarët për ta cilësuar politik dënimin e tij. Sipas Berishës, Salianji e vuajti dënimin jashtë çdo ligji e parashikimi të Kushtetutës. “Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.”, tha Berisha. Kryetari i PD, Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën mjedisore të krijuar në Elbasan pas zjarrit që ra në fushën e mbetjeve. Sipas tij, edhe aksioni...